Në pikë të ditës, grabitësit ua marrin telefonat dhe kuletat dy femrave në Prishtinë

Shpërndaje

Dy femra kanë raportuar në polici se të martën rreth orës 11:00, dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e thikës, ua kanë grabitur telefonat dhe kuletat.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë marrë me rastin.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip