Nënshkruhet marrëveshja, “BKH”-ja pjesë e Rrjetit Operacional Ndërkombëtar

Është nënshkruar këtë të mërkurë anëtarësimi i njësisë hetimor të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional ON Network. ON Network forcon bashkëpunimin policor ndërkombëtar ndaj grupeve kriminale të stilit mafioz, duke bërë të mundur që shtetet anëtare të BE-së të kërkojnë, në koordinim me Europolin, vendosjen e hetuesve të specializuar. Në njoftimin […] The post Nënshkruhet marrëveshja, “BKH”-ja pjesë e Rrjetit Operacional Ndërkombëtar appeared first on Newsbomb Albania.

Nënshkruhet marrëveshja, “BKH”-ja pjesë e Rrjetit Operacional Ndërkombëtar

Është nënshkruar këtë të mërkurë anëtarësimi i njësisë hetimor të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional ON Network.

ON Network forcon bashkëpunimin policor ndërkombëtar ndaj grupeve kriminale të stilit mafioz, duke bërë të mundur që shtetet anëtare të BE-së të kërkojnë, në koordinim me Europolin, vendosjen e hetuesve të specializuar.

Në njoftimin e SPAK thuhet se sot u nënshkrua anëtarësimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional ON, i cili financohet nga Komisioni Evropian nën kujdesin e Antimafias Italiane.

Deklarata e partneritetit u nënshkrua nga drejtori i BKH-së, Aida Veizaj dhe shefi i Drejtorisë së Hetimiti të Antimafia në Itali, Maurizio Vallone.

Ky projekt i financuar nga KE, ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional  ndërkombëtar policor, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombëtare që përbëjne një kërcënim për BE.

Në këtë rrjet marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci policore evropiane. Gjithashtu, marrin pjesë edhe forca policore nga FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si dhe polici nga Amerika e Jugut.

Njoftimi i SPAK

Sot ne 12 korrik 2023 në Tiranë, u nenshkrua anëtarësimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Rrjetin Operacional ON, financuar nga Komisioni Evropian, nën kujdesin e Drejtorisë së Hetimit Antimafia, Itali.

Deklarata e Partneritit u nënshkrua nga Drejtori i BKH-së Znj. Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Drejtori i Antimafias (DIA) Z. Maurizio Vallone.Projekti, me mbështetjen e rëndësishme të Europolit, përbën një mjet të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, që ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional, për hetimin e grupeve kriminale ndërkombetare, që përbëjnë një kërcënim për Bashkimin Evropian dhe për vendet e tjera anëtare.

Aktualisht, në këtë rrjet të rëndësishëm marrin pjesë 37 shtete dhe 44 agjenci/polici evropiane dhe më gjerë.  Gjithashtu, në këtë rrjet marrin pjesë edhe forca policore nga vende të ndryshme jo-evropiane si FBI e SHBA-së, Policia Mbretërore Kanadeze, Policia Australiane si edhe polici të Amerikës së Jugut.

The post Nënshkruhet marrëveshja, “BKH”-ja pjesë e Rrjetit Operacional Ndërkombëtar appeared first on Newsbomb Albania.