Ngjarja në Mramor: Dyshohet se një polic plagosi me armë dy personat

Një plagosje ka ndodhur në Mramor.

Një zyrtar policor po dyshohet se ka shtënë më armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët janë plagosur gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sustekë në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bajram Fetahu, nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Sipas Fetahut, hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur informacioneve se një polic dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të dy personave.

Deri më tani sipas Fetahut ende nuk është bërë arrestimi i policit ndërsa rasti është duke u trajtuar.

Reporteri.net raportoi në lidhje me plagosjen.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Reporteri.net se rrreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona. Hetuesit policer kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip