Nis takimi i Kurtit me Scholz në Berlin

Në Berlin nis takimi i Kurtit me Scholz.

Në Berlin ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në takimin që nisi në ora 15:00, lideri kosovar dhe ai gjerman do të kenë temë bisede situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale, dialogun Kosovë-Serbi dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Shefi i qeverisë gjermane pritet të takohet nga ora 17:30 edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu sot ka udhëtuar drejt Berlinit.

Scholz e ka ftuar edhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Siç kanë thënë qeveria gjermane për Gazetën Express, këto bisedime do të shërbejnë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip