Nuk ndalen polemikat, gazetari i WSJ-së i reagon Ischinger-it: Shqetësimi i Grenellit është me të drejtë

Shpërndaje

Gazetari i WSJ-së i reagon Ischinger-it.

Gazetari i së përditshmes amerikane ‘Wall Street Jounal’, Laurence Norman, i ka replikuar ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, duke i thënë se shqetësimi i Richard Grenell është me të drejtë, lidhur me deklarimet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç e quan ai, “referendumin për bashkim me Shqipërinë”.

“Er, Grenell ka të drejtë. Kjo (bashkimi kombëtar) do të sjelltë një ton me probleme në regjion, gjë që e bën idenë e “shkëmbimit të territoreve” të duket si diçka e vogël, e cila është arsyeja pse nuk ka qenë asnjëherë politikë e BE’së as SHBA’së që ta mbështesë atë. Mua më duket si një shqetësim legjitim”, u kundërpërgjigj Norman i WSJ’së në Twitter ndaj Ischinger, i cili në një cicërimë tha se “mandati i Grenell ka skaduar”.

Richard Grenell, ditë më parë, me anë të një postimi në Twitter, deklaroi se “komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë”, duke e implikuar Kurtin.

Ndërkaq, si kundërshti ndaj kësaj, Ischinger, përmes një reagimi në Twitter ndaj Grenell’it, ka thënë se mandati i tij ka skaduar dhe e ka këshilluar që t’ia lë Kosovën njerëzve të saj.

Polemika filloi kur ish-emisari special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi shpërndau një artikull të EuroNews ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, shkroi njëherësh edhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip