Numri i lartë i rasteve me COVID-19, dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësimin online

Shpërndaje

Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësimin online.

Në dy shkolla të mesme të Prishtinës mësimi do të vazhdojë online.

Bëhet fjalë për shkollën “Gjin Gazulli” dhe “Abdyl Frashëri”.

Kjo për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive me COVID-19.

Kështu bëri të ditur Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në komunën e Prishtinës.

“Për shkak të numrit të infektuarve, vetëm sot dy shkolla në Komunën e Prishtinës sipas rekomandimeve te IKSHPK kanë kaluar në mësimin online ( skenari C) SHML “Abdyl Frasheri” dhe SHML “Gjin Gazuli”, situatë e rënduar është edhe në shkollat tjera!”.

Shala ftoj të gjithë nxënësit që të respektojnë masat ant-COVID.

Ajo bëri apel tek prindërit e nxënësve që të lajmërojnë organet kompetente nëse fëmijët e tyre kanë ndonjë simptomë të koronavirusit.

“Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës,duke e parë rritjen e numrit të rasteve me Covid-19′ ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat Anti-COVID-19′ të respektohen me përpikmëri sipas protokolit. Gjithashtu, i lusim prindërit që të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre jashtë objektit shkollor (vajtje – ardhje/ shkollë – shtëpi dhe anasjelltas), Rrjedhimisht, nëse fëmijet janë me ndonjë prej simptomave (të njohura tashmë), te izolohen në shtepi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës përkatëse dhe IKSHPK-në për testim. Pra, vetëm me kujdes të shtuar në respektim të masave, mund të mbajmë shkollat hapur. Shërim të lehtë dhe të shpejtë për të infektuarit dhe KUJDES të shtuar për të gjithë të tjeret në shkollë dhe jashtë saj!”.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip