Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën në SHBA.
Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka takuar kongresistin Robert Aderholt, shkruan Reporteri.net.
Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me të ka folur për rëndësinë që NATO-ja ka në Kosovë.
“Kongresistin Robert Aderholt, i cili shërben edhe si bashkudhëheqës i grupit për çështje shqiptare në kuadër të Kongresit amerikan, e njoftova për punën e institucioneve të Kosovës dhe për reformat që po ndërmerren si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Osmani në Facebook.
Presidentja, tutje thotë se “potencova se roli i NATO-s në Kosovë është tejet i rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës e SHBA-ve në fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”.