Osmani takon dy kongresistët amerikanë ,ja për çfarë bisedojnë

Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në SHBA.

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kongresistët Ritchie Torres dhe Jum Himes, të dy bashkudhëheqës të Grupit për çështje shqiptare në Kongres.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se ka falënderuar të dy kongresistët për angazhimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kosovës.

“Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për të gjitha iniciativat që kanë për qëllim mbështetjen e shtetit tonë, përfshirë iniciativën për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e afërt me kongresistët Torres e Himes, si dhe anëtarë të tjerë të Kongresit drejt avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve speciale me SHBA-të”, tha Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka shkuar ditë më parë në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Madeleine Abright, ndërsa pas ceremonisë ajo ka vazhduar vizitat me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip