Osmani thërret për të martën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Shpërndaje

Vjosa Osmani ka thirrur për të martën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Siç merr vesh Kanal10, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 9:00 dhe se tashmë ftesat u janë dërguar anëtarëve të kryesisë së kaluar.

Kjo mbledhje do të mbahet me qëllim të përgatitjeve për mbajtjen e seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për çështjen e krijimit të institucioneve të reja, gjatë së hënës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip