Palmer pas takimit me Vuçiqin: Për ShBA-në njohja reciproke është zgjidhja e duhur

Shpërndaje

Palmer: Biseduam me Vuçiqin rreth Kosovës, për ShBA-në njohja reciproke është zgjidhja e duhur.

I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer në një bashkëbisedim virtual me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey kanë diskutuar edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer është pyetur gjatë bisedës se a ka biseduar me Vuçiqin për Kosovën dhe si ia ka shpjeguar atij insistimin që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje reciproke.

Diplomati amerikan tha se ka biseduar për Kosovën dhe për ShBA-në, njohja reciproke mes dy shteteve do të ishte zgjidhja e duhur që do ta përmbyllte këtë çështje.

“Ne biseduam për Kosovën, absolutisht pozicioni ynë është që nuk ka marrëveshje pa kompromis, në pozicionin tonë kombëtar, nuk do ta përdorja fjalën insisitim por do të thoja që për ShBA-në ne besojmë që njohja reciproke do ta vendoste përfundimisht këtë çështje në të shkuarën për të gjithë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të përkrahim marrëveshje të tjera të vogla që çojnë në atë drejtim”, tha Palmer.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip