Palmer për Grenellin: Nuk e përfaqëson qeverinë amerikane, është një qytetar i thjesht

Shpërndaje

Palmer godet Grenellin, thotë se është një qytetar i thjesht, nuk e përfaqëson qeverinë amerikane

Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është pyetur rreth sulmeve që Richard Grenell, ish-përfaqësuesi special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i ka bërë kohëve të fundit, në Twitter, ndaj Albin Kurtit, lider i VV-së.
Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan.

Sipas tij Grenell nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve.

‘’Duhet të flisni me Rikin për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flasë për pikëpamjet e tij apo kë përfaqëson. Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar amerikan’’, tha Palmer.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip