Partia Liberale Egjiptiane e quan të papranushëm vendimin e Supremës

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Supreme.

Sipas tij, ky vendim ka standarde të dyfishta, është i njëanshëm dhe i paqartë.

Postimi i plotë i Veton Berishës:

KOMUNIKATË

12 mars 2021

Vendimi i Gjykatës Supreme është i pa pranuar për Partinë Liberale Egjiptiane – PLE

Pas analizimit të Vendimit të PZAP-së A.Nr.736 /2021 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme AA.Nr.29/2021, Partia Liberale Egjiptiane – PLE vlerëson se këto vendime janë të pa pranuara për faktin se në parim përmbajnë standarde të dyfishta, janë të njëanshme dhe të paqarta në aspektin faktik dhe përmbajtësor.

Në arsyetimin e PZAP-së dhe aktgjykimin e konfirmuar nga Gjykata Supreme theksohet se paneli me datat 06 dhe 07 mars 2021, sipas detyrës zyrtare ka zhvilluar hetime për të vërtetuar gjendjen faktike të rastit konkret dhe erdhi në përfundim se apelet janë pjesërisht të bazuara për arsye se: provat në shkresat e lëndës respektivisht nga hetimi i Panelit i mbështetur me provat e bashkangjitura në lëndë është provuar se numri i votave të fituara nga subjekti politik “Romani Iniciativa” nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkuruar si përfaqësues në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 14 shkurtë 2021 në Komuna të caktuara.

Megjithatë për çudi në të njëjtin aktgjykim, Gjykata Supreme ia refuzon ankesën e “Romani Iniciativa” duket konfirmuar se ka pasur orkestrim të votave, ndërsa në të njëjtin aktgjykim neve si subjekt politik PLE na refuzohen pretendimet në ankesë duke konfirmuar se nuk ka pasur orkestrim të votave në komunat Graçanicë, Mitrovicë e Veriut dhe Kamenicë!

Tani shtrohet pyetja se a ka pasur orkestrim të votave apo jo!?

Subjekti Politik PLE vlerëson se nëse në një çështje, objekti i lëndës është i njëjtë dhe pretendimet janë të kundërta atëherë njërës nga këto palë të përfshira do të duhej të i miratohej ankesa dhe tjetrës të i refuzohej, ndërsa në çështjen në fjalë Gjykata Supreme i kishte refuzuar të dyja palët!

Në vijim ju paraqesim komunat që kanë qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Supreme dhe në mënyrë shumë të qartë pasqyrohet disproporcioni në mes numrit të banorëve në ato komuna dhe numrit të votave të fituara, i cili standard nuk është zbatuar në mënyrë unike duke përfshirë edhe këto komuna si në vijim:

• Në Graçanicë, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 1773 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 745 banorë;

• Në Kamenicë, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 283 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 240 banorë;

• Në Mitrovicë Veriore, ku “Romani Iniciativa” ka fituar 198 vota ndërkaq numri i popullsisë rome është në tërësi 40 banorë. Të dhënat statistikore janë të mbështetura në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 si dhe raportit të OSCE-së të vitit 2018 (të përfshira janë të dhëna të të gjithë banorëve duke përfshirë edhe ata pa të drejtë vote).

Prandaj duke u bazuar në të dhënat e lartpërmendura vlerësojmë se Gjykata Supreme nuk ka përdorur standard unik në kuptimin se me të njëjtat prova dhe argumente miraton si të bazuara pretendimet duke anuluar votat në disa komuna ndërsa në disa komuna të tjera refuzon pretendimet ankimore dhe kështu gjykata ka krijuar pabarazi para ligjit.

Subjekti Politik PLE, nuk e pranon këtë rezultat zgjedhor të 14 shkurtit, për arsye tashmë të ditura publikisht dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të votueseve të komunitetit Egjiptian në Kosovë, ne do të procedojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese me qëllim të konfirmim të të drejtës sonë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip