Pas fotos me hartën e Kosovës në Instagram, Hoxhaj i reagon Vuçiqit

Shpërndaje

Hoxhaj i reagon Vuçiqit pas fotografisë me hartën e Kosovës në Instagram.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram.

Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë, raporton Gazeta Express.

Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter tha se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

“Serbia nën @avucic sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia të cilën Vuçiq e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga kosovarët, pasi u janë ndjerë të ofenduar nga ky postim.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip