Pas rikthimit me Beartin në “Përputhen”, Teas i ndodh e papritura

Teas i ndodh e papritura pas rikthimit me Beartin në “Përputhen”.

Tea dhe Bearti janë çifti i “Përputhen”, të cilët kanë bërë bujë pas largimit nga emisioni.

Kjo për faktin se Tea kur u largua nga emisioni deklaroi se është bashkë me Andin, por doli të jetë me Beartin.

Pavarësisht akuzave të shumta që konkurrentët kishin bërë për produksionin, ata u kthyen në “Përputhen Prime” si çift.

Me t’u kthyer në program, çifti dukej sikur nuk kishin pasur asnjë problem me emisionin, por kjo gjë nuk iu pëlqeu aspak ndjekësve.

Ata e “kryqëzuan” me komente negative, duke e cilësuar veprimin e tyre si “Definicion i pafytyrsisë”.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip