Pasi u kandidua për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj dorëhiqet edhe nga ky post

Shpërndaje

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhenë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Deçan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është gara për kryetar të Prishtinës.

“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore”.
“Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit,

Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.

U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore.

Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit.
I juaji, Daut Haradinaj /ORAinfo/

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip