Për herë të parë pas zgjedhjeve, sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Datën e takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më herët e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Sipas tij, seanca konstituive do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip