Për tre muaj, 440 operime në Kirurgjinë Plastike në QKUK

440 operacione për 3 muaj, në Kirurgjinë Plastike në QKUK.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në tre muajt e parë të këtij viti janë realizuar 440 operacione në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekunstruktive dhe Estetike, në QKUK, shkruan Gazeta Express.

Kirurgët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente.

“440 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstruktive dhe Estetike. Kirugët plastik kanë kryer 1mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente. Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik bënë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës”, thuhet në njoftim

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip