Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, ja kur pritet të fillojë gjykimi

Shpërndaje

Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill.

Ka përfunduar seanca për Salih Mustafën në Gjykatën Speciale.

Gjykatësi i Speciales Nicolas Guillou, ka thënë se mbrojtja e Mustafës ka kohë që deri më 16 prill të vitit 2021, ta lajmërojë Zyrën e Prokurorit Special për alibinë dhe për nxjerrjen e materialeve të mundshme sipas rregullave.

“Pasi dëgjova palët për kalendarin e propozuar, po e lëshoj këtë urdhër. Deri të premten të 16 prill 2021 mbrojtja urdhërohet që të lajmërojë ZPS’në për alibinë dhe të nxjerr materialet të mundshme në bazë të rregullit. Në qoftë se mbrojtja dëshiron që t’i drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake me kërkesë për masa mbajtëse ndaj këtij materiali duhet ta bëj deri më 18 mars 2021. Të martën 6 prill, mbrojta urdhëroi që të dorëzoj masa mbrojtje për dëshmitarët”, ka thënë ai.

Më tutje, gjykatësi tha se me 30 prill të 2021, pritet që lënda e Salih Mustafës të kalojë nga ZPS’ja në trupin gjykues.

“Kalimi i çështjes tek trupi gjykues pritet që të ndodh më 30 prill 2021. Mbrojtja e z.Mustafa duhet të ekzistojë parashtresa për burgimin apo jo të z.Mustafa deri më 11 mars”, ka thënë ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip