Përparim Rama dhe familja e tij takohen me Dua Lipën, sjellin pamje nga Londra

Përparim Rama dhe familja e tij fotografohen me Dua Lipën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar në Londër, ku është takuar me shqiptaren me famë botërore, Dua Lipa.

Autorja e shumë hiteve ka mbajtur një koncert në kryeqytetin anglez, ku ndodhej edhe i pari i kryeqytetit të Kosovës me familjen e tij.

Rama së bashkua me gruan Kristale dhe vajzën e tyre, kanë pasur mundësi ta takojnë nga afër Duan.

Me këtë rast kanë realizuar edhe fotografi të përbashkët, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij.

Arra takoi idhullin e saj”, ishte mbishkrimi që Kristale i ka vënë kësaj fotografie.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip