Pfizer dhe BioNTech: Ende jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për vaksinat anti-Covid

Shpërndaje

Është fundi i marsit dhe kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX, nuk ka mbërritur në Kosovë, ashtu siç kishte premtuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, më 11 mars të këtij viti.

“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”, kishte shkruar Hoti në Facebook.

Si duket shteti nuk ka ndonjë plan dhe datë të saktë se kur do të furnizohet me vaksinën kundër pandemisë Covid-19.

Ursa Lakner, menaxhere e marketingut për regjionin e Adriatikut, ka treguar për Insajderin se “Pfizer” dhe “BioNTech”, janë në bisedime me qeverinë e Kosovës mirëpo nuk kanë treguar se ku është duke qëndraur problemi pse Kosova nuk ka vaksina deri tash.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik. Ne jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, ka thënë Lakner.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte deklaruar se po angazhohen për sigurim të vaksinës anti-COVID, por ky institucion ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të mbërrijnë vaksinat e AstraZenecas dhe Oxford-it në Kosovë.

“Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 75 përqind të popullatës sonë. Pres që sipas planit për vaksinim anti-COVID të hartuar nga Instituti të zbatohen nga të gjithë nivelet e përkujdesjeve shëndetësore duke filluar nga ajo primare. Puna jonë është transparente, e përqendruar dhe e pandalshme”, kishte thënë Zemaj.

Shteti i Shqipërisë është shprehur e gatshme që mjekët nga Kosova t’i vaksinojë.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Ndërsa aktualisht, numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste dhe 1.744 raste të vdekjes

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip