Plagoset një person në Kaçanik, dyshohet se u qëllua nga një familjar i tij

Shpërndaje

Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në fshatin Doganaj në komunën e Kaçanikut.

Ndërsa, sipas burimeve, dyshohet se personat e përfshirë në përleshjen ku u përdor arma e zjarrit, janë familjarë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Kryesore Familjare për trajtim, në Kaçanik.

“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përledhje në mes dy personave ku njëri nga ta përdori armën e zjarrit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ndihmën e shpejtë të cilët e kanë transferuar viktimën në QKMF në Kaçanik.

Policia është duke i ndërmarrë veprimet policore për këtë rast”, tha ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip