Plagosja në Badovc, policia jep detaje

Një plagosje ka ndodhur sot në Badovc.

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Mramor të Prishtinës.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur sot të Liqeni i Badovcit, në fshatin Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Reporteri.net duke thënë se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Policia tutje shton se hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip