Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit i cili u gjet me narkotikë në afërsi të një shkolle

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili u gjet me narkotikë në afërsi të një shkolle.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit B.G, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Personi i lartcekur, më 05.05.2022, fillimisht është arrestuar nga policia në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, me ç’rast të njëjtit i është gjetur një sasi e vogël substancë narkotike e llojit marihuanë, 2,320 euro dhe një thikë.

Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 48 qese të vogla me 39 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një armëAK47 me një karikator dhe 50 fishekë dhe një revole me një karikator dhe tetë fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj kësaj çështje penale do ndërmerren veprimeve hetimore deri në epilogun përfundimtar.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip