Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave në lidhje me privimin nga jeta të 24-vjeçarit në Ferizaj

Shpërndaje

Privimi nga jeta i 24-vjeçarit në Ferizaj, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, për rastin e vr’asjes së 24-vjeçarit me iniciale B.Q.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vr’asja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, i pandehuri M.A., sipas aktakuzës, me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, nga neni 380 paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Kri’me të Rënda, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë (5) personave të pandehur me inicialet L.M, A.B.,E.B., R.J., dhe M.A.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.M., më 04 Shtator 2020, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q., dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L., me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit A.B. dhe E.B., kanë marr pjesë në rrahjen, e cila ka rezultuar me vdekjen e tani të ndjerit B.Q., duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, i Pandehuri R.J., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin A.L., me të cilën ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale dhe për veprën penale, një fakt të tillë nuk e ka lajmëruar tek organet kompetente, me të cilën ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri M.A., me dashje ka ndihmuar të pandehurit L.M., A.B., E.B., në shmangien e zbulimit dhe mosarrestimit nga ana e organeve të ndjekjes, me ç’rast ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, nga neni 380 paragrafi 2, nënparagrafi 2.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip