Pushimi njëjavor në shkolla: Vjen lajmi i fundit nga Ministria e Arsimit

Shpërndaje

Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19, në takimin që e pati sot nuk mori vendim rreth propozimit të Ministrisë së Arsimit, që shkollat të shkojnë në pushim pesë ditor nga data 22 mars.

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Xhavit Rexhaj, tha këtë vendim ky komitet pritet ta marrë të enjten.

Ndryshe dje Zemaj në një konferencë për media tha se nesër do të vendosin për modalitetet që do të ndjekin.

“Kjo edhe për ruajtjen e cilësisë, por edhe të shëndetit. Interesimi jonë është që të shkojmë 5 ditë përpara. Do të shohim se a mund të vazhdojmë me mësimin online apo të shkojmë në pushim dy javor… Pjesën e fëmijëve parashkollor i kemi lejuar, por për ata fëmijë të vegjël që kujdesen prindërit për ta do të shohim mundësinë që njëri nga prindërit të lirohet nga puna”, tha ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip