Quni tregon çfarë pozita do t’u ofrojë Hazirit, Abdixhikut e Besian Mustafës, nëse fiton

Shpërndaje

LDK mbanë zgjedhjet nesër.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi humbjen më të thellë që nga themelimi i saj. Kjo bëri që kreu i saj, Isa Mustafa, të dorëzojë dorëheqjen duke hapur mundësinë për zgjedhjen e një kryetari të ri.

Si asnjëherë më parë, në Kuvendin Zgjedhor – që do të mbahet këtë të diel – në garë për të marrë drejtimin e LDK-së janë katër kandidatë.

Në mesin e tyre është edhe ushtaraku i karrierës që ishte edhe ndër drejtuesit e operacioneve të UÇK-së në Betejën e Koshares.Anton Quni, tani Ministër në detyrë i Mbrojtjes, po synon që ta marrë drejtimin e partisë më të vjetër në Kosovë.

Quni, që drejton degën e LDK-së në Prizren, ka dhënë një intervistë për klankosova.tv ku ka folur për synimet e tij.

Ai ka thënë se është pikërisht humbja më e thellë në historinë politike të LDK-së që e ka shtyrë të kandidojë për postin e të parit në partinë pjesë e të cilës është nga viti 2010.

“Unë në kohërat më të vështira, me përkushtimin më të lartë njerëzor dhe profesional si ushtarak, isha në shërbim për lirinë e Kosovës. Sot, në rrethana krejt të reja, kur njëra nga partitë shtetformuese ka shënuar rezultatin më të dobët që nga themelimi i saj, mendoj se përvoja shumëvjeçare, eksperienca dhe qasja korrekte dhe gjithëpërfshirëse në realizimin e shumë proceseve të cilat i kam dëshmuar në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar me kolegët brenda partisë, justifikojnë kandidaturën time”.

Quni nuk ka treguar se pse duhet të fitojë ai dhe jo Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku ose Besian Mustafa veç se thtoë se secili nga ta ka thënë kontributin e tyre personal dhe profesional në parti dhe në institucione.

Ama, nëse del fitues në garën e 15 marsit, Anton Quni do t’i ofrojë atyre pozitën e nënkryetarëve.

“Përvoja dhe kredibiliteti i këtyre kandidatëve janë një vlerë e shtuar në udhëheqjen time eventuale të LDK-së. Sigurisht se eksperienca e tyre është shumë e vlefshme të materializohet përmes strukturave udhëheqëse të partisë, prandaj me kënaqësi do t’iu ofroj pozitat e nënkryetarëve”.

Quni në këtë intervistë ka folur edhe për Vjosa Osmanin duke thënë se ftesa publike që ai i ka bërë që të kthehet në LDK do të jetë e hapur.

“Unë tashmë i kam bërë një ftesë publike zonjës Osmani që të kthehet në LDK dhe sigurisht se do të përkushtohem që të rikthej të gjithë anëtarët të cilët për çfarëdo arsye kanë braktisur LDK-në”.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip