Qytetarët e Shkupit munden në këtë mënyrë të kontrollojnë nëse e kanë gati pasaportën

Banorët e qytetit të Shkupit të cilët janë fotografuar me procedurë të rregullt në pikat e kontrollit “Prolet” dhe “MTV” mund ta kontrollojnë statusin e pasaportës së tyre, shkruan Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme i njoftoi banorët e qytetit të Shkupit se sot është vendosur në funksion mundësia për ata të cilët janë fotografuar […]

Qytetarët e Shkupit munden në këtë mënyrë të kontrollojnë nëse e kanë gati pasaportën
Ueb faqja e MPB-së për kontrollim të statusit të pasaportave

Banorët e qytetit të Shkupit të cilët janë fotografuar me procedurë të rregullt në pikat e kontrollit “Prolet” dhe “MTV” mund ta kontrollojnë statusin e pasaportës së tyre, shkruan Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme i njoftoi banorët e qytetit të Shkupit se sot është vendosur në funksion mundësia për ata të cilët janë fotografuar për pasaportë me procedurë të rregullt në “Prolet” dhe “MTV” ta kontrollojnë statusin e pasaportës së tyre, gjegjësisht nëse është në proces të përgatitjes apo është gati dhe mund të merret.

“Ky funksion do të ndikojë në uljen e turmave që krijohen për shkak se qytetarët detyroheshin të presin me orë vetëm që të informohen nëse është përgatitur pasaporta e tyre. Gjithashtu, është në proces përmirësimi i këtij sistemi me qëllim që të mundësohet kontrollimi i tillë të jetë i disponueshëm edhe për pikat tjera, si dhe për statusin e letërnjoftimeve” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kontrollimin mund ta bëni në këtë link.

Rikujtojmë se, që në nëntor të vitit 2023, stacioni policor Prolet në Komunën Qendër shërben edhe si pikë ku banorët e Shkupit do të mund të fotografohen dhe të lënë të dhëna biometrike për të zëvendësuar dokumentet e tyre personale me emrin e ri kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa termin paraprak, në përputhje me ndryshimet në Kushtetutë pas Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.