Ramush Haradinaj i përgjigjet paralajmërimit të VV-së për takime për Presidentin

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar që do të zhvillojë biseda me partitë e tjera për çështjen e presidentit.

Lidhur me këtë çështje ka folur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo parti ka pasur një ofertë e që ka qenë ajo e presidentit.

Haradinaj më tutje bëri të ditur se oferta e AAK-së që ai të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës qëndron ende.

“Nuk po flasim për pozita. Aleanca ka dal në zgjedhje. Ka pasur një ofertë. Nëse dëshiron që dikush të flas me ne jemi të hapur. Ajo që dihet që nuk na e merr askush, opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit. Kemi dal me ofertë dhe kemi po atë ofertë. Nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo atëherë ne i ndihmojnë nga pozicioni i opozitës”, ka thënë ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip