Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, mbrëmë ishte për darkë në familjen Gecaj bashkë me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Harry Bajraktari e të pranishëm të tjerë.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi Haradinaj.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë.
Postimi i plotë:
Nder i veçantë mbrëmë, darka në shtëpinë e familjes atdhetare Gecaj, me mikun e madh të shqiptarëve kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB z. Ferit Hoxha, z. Harry Bajraktari dhe shumë miq të tjerë të çmuar.
Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme.
Faleminderit për mikpritjen Rrustem Gecaj.