Ramush Haradinaj nesër udhëton për në SHBA, pritet të ketë takime edhe në Washington

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA.

Vizita e Haradinajt në SHBA, siç ka mësuar Reporteri. net do të zgjasë disa ditë, dhe parasheh qëndrimin e kreut të AAK-së edhe në Washington, ku pritet të ketë disa takime me zyrtarë të ndryshëm nga Departamenti i Shtetit.

Gazeta ka provuar të mërkurën që të marrë një konfirmim nga ana e partisë së Haradinajt rreth vizitës dhe agjendës, por se të njëjtit nuk janë deklaruar.

Ndryshe, gjatë këtij muaji vizitë zyrtare në SHBA ka paralajmëruar edhe Kryeministri Albin Kurti, por se datat dhe agjendat e saj ende nuk janë njoftuar.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip