Reagon Partia Demokratike Turke e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jeruzalem

Shpërndaje

Partia Demokratike Turke e Kosovës reagon për hapjen e Ambasadës në Jeruzalem.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti është thënë se janë të shqetësuar me hapjen e Ambasadës në Jeruzalem, pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Turqisë.

Sipas kësaj partie, ky hap i gabuar do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jeruzalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB.

Pavarësisht rekomandimeve të vendeve evropiane dhe Republikës së Turqisë, dhe përkundër reagimeve dhe paralajmërimeve tona në Parlament, ky hap i gabuar nga një qeveri i cili qëndron larg mbështetjes së qytetarëve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të ketë efekte të drejtpërdrejta ndaj reputacionit të Republikës së Kosovës, proceseve diplomatike si dhe politikave tona të shtetëndërtimit në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Si subjekt, deklarojmë me respekt popullit të Kosovës se do të ndjekim këtë vendim të gabuar me qëllim të rishikimit në çdo fushë.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip