Regjistrohen 53 deputetë të legjislaturës së tetë

Shpërndaje

Sot u regjistruan 53 deputetë të legjislaturës së tetë.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës janë regjistruar 53 deputetë të rinjë që do të jenë pjesë e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, shumica e tyre janë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Në ndërkohë të hënën në orën 10:00 p[ritet që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip