Rëndohet gjendja, spitalet e Kosovës mbushen me pacientë me COVID-19

Shpërndaje

Mbushen spitalet e Kosovës me pacientë me koronavirus.

Nga rreth 500 pacientë sa ishin të shtruar gjatë muajve janar e shkurt, këtë muaj numri ka shkuar deri në 600

Shirat alarmante të të prekurve me Covid-19 janë rikthyer në Kosovë.

Nderkohë edhe numri i atyre që po humbin jetën nga ky virus po vazhdon të jetë i lartë.
E deri sa numri i të prekurve po vazhdon të rritet, edhe kërkesat për tu shtruar në klinikat e spitaleve rajonale vetëm sa po shtohen.

Kësisoj, tregohet edhe në numrin total të të shtrirëve, ku vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, 470 deri në 500 pacientë janë shtrirë në spitale.

Ndërsa me shtimin e rasteve, muaji mars i gjen këto klinika me një numër më të madh të pacientëve, ku numri i tyre ka shkuar në rreth 600.

Por, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thotë që gjendja e këtyre për momentin është e menaxhueshme.

Megjithatë, nevoja për punësim dhe angazhimin e infermierë sipas Krasniqit është një ndër sfidat me të cilat po përballen momentalisht.

Pasi që me stafin aktual sipas tij, e kanë shumë të vështirë që të iu plotësojnë në mënyrë profesionale nevojat e pacientëve.

Ndërkohë, drejtori i SHSKUK-së ka thënë që brenda këtyre ditëve do të marr një vendim edhe sa i përket drejtorit të ri të klinikës infektive, pas dorëheqjes së drejtoreshës Lindita Ajazaj-Berisha.

Madje, në këtë klinikë tani më është edhe në përfundim një projekt sa i përket furnizimit me oksigjen.

Ndërkohë, ani pse janë bërë 8 muaj nga rasti kur dyshohet që kanë humbur jetën 4 pacientë si mungesë e oksigjenit në klinikën infektive, drejtoria e SHSKUK-së thonë që janë ende në pritje të një informate zyrtare nga organet kompetente.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip