Rezultati i dobët në zgjedhje, mblidhet PDK

Shpërndaje

Pas zgjedhjeve, mblidhet PDK-ja

Sot dhe nesër do të mblidhen strukturat e PDK-së, ku do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve dhe për ndërtimin e institucioneve.

Kështu bëri të ditur mbrëmë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se sot do të mblidhet Kryesia ndërsa nesër Këshilli Drejtues.

“Nesër (sot) mblidhet Kryesia, pasnesër (nesër) mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tone si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai në Kanal 10.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip