Rita Ora falënderon Postën e Kosovën që e vendosi në pullë postare

Rita Ora falënderon Postën e Kosovën që e vendosi në pullë postare

Rita Ora falënderon Postën e Kosovën që e vendosi në pullë postare
Rita Ora falënderon Postën e Kosovën që e vendosi në pullë postare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka falënderuar Postën e Kosovës, e cila e befasoi me një pullë postare për ditëlindjen e 32-të të artistes.

Përmes një postimi në Facebook, Ora ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të ishte fizikisht në Kosovë për ta pranuar dhuratën, por që premtoi se një ditë do të vijë e do të tregojë vlerësimin e vet për këtë gjë, përcjell Albinfo.ch.

“Sot ndihem shumë mirënjohëse. Faleminderit Posta e Kosovës për një surprizë të veçantë e të bukur për ditëlindjen time. Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili po aq u vlerësua për kontributin e tij në art dhe film. Më vjen shumë keq që nuk munda të jem fizikisht aty për shkak të angazhimeve të punës për ta marrë personalisht, por kur të kem mundësi, ju premtoj se do të vij dhe do të tregoj vlerësimin tim”, ka shkruar Ora./Albinfo.ch

The post Rita Ora falënderon Postën e Kosovën që e vendosi në pullë postare appeared first on Albinfo.