Roberti uron për Festën e Bajramit: Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve duke qeshur kështu si unë

Robert Berisha: Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve duke qeshur kështu si unë.

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert berisha, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai në fund të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, vendosi të publikojë një fotografi për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft i buzëqeshur.

Në mbishkrimin e saj, ai iu uroi agjërim të pranuar të gjithë fansave, ndërsa shtoi se uron ta shohë secilin të buzëqeshur, ashtu siç është vet.

“Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha të gjithëve tu keshë kështu si unë”, shkroi Berisha.

Ky postim vjen pak ditë pasi ai publikoi baladën e tij më të re me titull “Nanë”, e cila është pritur mirë nga publiku.

Kënga në fjalë është një dedikim për nënën e tij të ndjerë, Teutën, e cila u nda nga jeta një vit më parë.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip