Rrëfimi i nënës kosovare që ju humbi djalin e vetëm në trazirat e Marsit: “Më shkoi djali që e kisha pas 7 vajzave”

Shpërndaje

“Më shkoi djali që e kisha pas 7 vajzave” – rrëfimi i nënës kosovare që ju vr.a djali i vetëm në trazirat e Marsit.

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre vr.anë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Në mesin e të vr.arëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne e cila shihet duke treguar se ai ishte djali i vetëm që kishte dhe tashmë kishte mbetur me 7 vajza.

Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoj, dhimtë më të madhe kurrë skam pas, më shkoj djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vr.iten tjerë djemë”, thotë nëna që sapo kishte humbur djalin e saj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip