Salih Mustafa del sot para Gjykatës në Hagë

Shpërndaje

Seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa do të mbahet sot në ora 11:00.

Aktakuza e konfirmuar kundër Salih Mustafës thotë se ai është përgjegjës për disa krime, si tortura dhe keqtrajtim ndaj të paktën gjashtë personave në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999 në fshatin Zllash ku operonte një qendër burgimi.

Mustafa i njohur si Cali ishte arrestuar dhe ekstraduar në Hagë më 24 shtator me urdhër të gjykatës pasi aktakuza ishte konfirmuar.

Në paraburgim gjenden edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip