Scholz për marrëveshjen Kosovë -Serbi: Pjesë edhe njohja e Kosovës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se dialogu Kosovë -Serbi ka shumë detaje por ka theksuar se aty bën pjesë edhe çështja e njohjes së Kosovës.

Këto komente Kancelari i qeverisë federale gjermane i bëri në Berlin në konferencën e përbashkët që e pati me mysafirin nga Kosova, kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh pra është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt, prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”, u shpreh Scholz para gazetarëve, raporton Express.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti tha se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të procesit të dialogut dhe jo në fund të tij.

“Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke, pra jo në një njohje që vjen si fund i një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund”, u shpreh Kurti.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip