Shabani shihet i nervozuar para se të gjuajë në Agonis Tetajn, ky është arsyetimi i Besnik Berishës

Shpërndaje

Arsyetimi e Besnik Berishës për Shaban Gogaj ku shihet i nervozuar para se të gjuajë me armë Agonis Tetajn.

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit Shaban Gogaj për vr’asjen e Agonis Tetajt, ka folur për videon ku shihet klienti i tij i nervozuar, para se të gjuajë me ar’më në drejtim të viktimës.

Në video shihet një kënd tjetër i momentit kur ndodhi ngjarja tragjike, Berisha thotë se arsyeja pse Gogaj e ka bërë atë mimikë me gojë, ka qenë për arsye të protezave që ai i ka mbajtur.

‘’Shabani ka mbajt proteza në gojë dhe në mesin e mimikave që i kanë ngel nga protezat që i ka pas pak ditë që i ka heq, pak kohë që i ka heq protezat nga kjo kohë, e ka pasur shprehi me këto buzë, si në këtë rast”, tha Berisha.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip