Leonora Jakupi kështu e quan Sabri Fejzullahun për ditëlindje

Leonora Jakupi me urim të veçantë për Sabri Fejzullahun, kështu e quan.

Leonora Jakupi zgjodhi fjalët më të bukura për Sabri Fejzullahun.

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbushi plot 73 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, artisti ka pranuar urime të panumërta, nga familjarë, miq, fansa e kolegë të estradës.

Nuk mungoi as urimi i Leonora Jakupit, e cila me këtë rast ndau një fotografi nga videoklipi që e kishte me Sabriun.

“Urime ditelindja legjende e gjalle. Te duam pa fund!”, ka shkruar ajo sipër këtij imazhi.

Për dallim prej artistëve të tjerë, Sabri Fejzullahu gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.