Pyetet për përjetimet që po i ka gjatë shtatzënisë, Sara zbulon çka po ndodh me turpin e saj këtë kohë

Sara Hoxha shtatzënë na tregoi anën tjetër të medaljes që nuk e shohim në Instagram.

Shumë shpejt, pritjes së ëmbël do t’i vijë fundi dhe Sara Hoxha e Ledri Vula do të bëhen prindër për herë të parë.

Sara do të sjellë në jetë një vogëlushe, e cila ende pa lindur ka ndryshuar botëkuptimin e prindërve të saj.

Në një intervistë së fundmi, Ledri tregoi me zemër të hapur si e ka ndryshuar e vogla pa ardhur ende në jetë, ndërsa zbuloi se së shpejti mund të ketë edhe një dasmë.

Mirëpo, ajo çfarë shohim në Instagram është vetëm njëra anë e medaljes.