S’ka më fshehtësi, zbulohet gjinia e fëmijës së Ledrit dhe Sarës

Ledri Vula dhe Sara Hoxha thuhet se janë në pritje të fëmijës së parë.

Ledri Vula festoi dje 34-vjetorin dhe mes urimeve të panumërta të shpërndara në rrjet, ai që na ra në sy ishte urimi i Sara Hoxhës, partneres së tij.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetët tona dhe isha shumë me fat që e ndava me ty. Paçim sa më shumë ditë të tilla! Gëzuar ditëlindjen burrit të cilin do të doja ta kisha gjithmonë në zemrën time #Culi”, -shkroi Sara dhe shumë njerëz këtë e morën si një konfirmim të shtatzënisë dhe kjo, thuhet se ka qenë dita kur çifti ka mësuar lajmin e pritjes së ëmbël.

Mirëpo, sot “Prive” ka bërë me dije se Sara jo vetëm që është shtatzënë, por nuk është më sekret as gjinia e bebit.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Prive” se Sara është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ledri dhe Sara do të bëhen prindër të një vajze, e cila do të vijë në jetë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.