Vdekja e këtij personi e ka pikëlluar shumë Shyhrete Behlulin

Shyhrete Behluli ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Adem Mikullovcit.

Këngëtarja është vetëm një prej shumë artistëve, që gjatë ditës së sotme shkruan fjalë të mëdha, për të ndjerin Adem Mikullovci.

Aktori ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, ndërsa para pak minutash është varrosur në varrezat e qytetit në Dragodan.

Këngëtarja Shyhrete Behluli, përmes një postimi në Instagram, e quajti Ademin artist të madh, ndërsa tha se vepra e tij nuk do të harrohet kurrë.

“Vepra jote nuk do te harrohet kurr, u prehsh ne paqe artist i madh, do te na mungosh!” , ka shkruar ajo.