Sigurimi i vaksinës kundër Covid-19, Kosova i kërkon ndihmë Izraelit

Shpërndaje

Kosova dhe Izraeli janë duke u bashkërenduar që të sigurohen vaksinat kundër Covid-19 për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, z.Yuli Edelstein”.

“Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria e Jashtme njofton se shteti izraelit ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.

“Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme. Takimi do të mbahet sot, e mërkurë (17 Mars) në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip