Sigurohet gjaku i kërkuar për shërimin e aktorit Luan Jaha

Shpërndaje

U deshën vetëm një orë, që të sigurohet plazma e gjakut për aktorin e njohur kosovar, Luan Jaha, i cili ishte në gjendje të rëndë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur, avokati Arianit Koci. Ai ka falënderuar të gjithëve ata që e treguan vullnetin e mirë dhe ofruan gjak.

“Kryem punë! Me solidaritet, i tejkalojmë më lehtë pasojat e Covid 19. Sidoqoftë, oferta ime mbetët: kushdo që ka nevojë për gjak 0 pozitiv, jam në dispozicion, aq sa ma lejojnë mjekët. Covidi 19 e kam kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip