Specialja më 18 maj shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

Më 18 maj Specialja shpall vendimin për Gucatin dhe Haradinajn.

Më 18 maj do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Më 17 mars 2022, paneli pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton KlanKosova.

Gucati dhe Haradinaj është kërkuar nga prokuroria që të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.

Ata akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilit gjatë vitit 2020 shkonin në zyrat e OVL-së së UCK-së.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip