SPORT

A do të kthehet Higuain te Napoli? Flet presidenti i klubit

Presidenti i Napolit s’e përjashton kthimin e Higuainit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e kthimit të sulmuesit argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuainit në skuadrën e tij.

Gonzalo Higuain u duk se i dha fund përgjithmonë karrierës së tij me Napolti kur u transferua në Juventusit në vitin 2016, mirëpo Aurelio De Laurentiis ia ka lanë derën e “San Paolos” hapur argjentinasit, transmeton Gazeta Express.

“Nuk më takon mua ta them këtë gjë dhe [trajneri, Carlo] Ancelotti s’ma ka kërkuar asnjëherë. Por, nëse do të ma kërkonte, do t’i thosha “Pse jo?””, ka thënë De Laurentiis në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

Presidenti i klubit italian pastaj vazhdoi duke i diskutuar të ardhmet e Dries Mertens, Jose Callejonit dhe Fabian Ruizit.

“Mertens dhe Callejon janë të lidhur me Napolin. I respektoj ata, kështu që do të takohemi dhe do të flasim. Napoli është një klub që duhet të duhet shumë, si një grua e bukur”, shtoi presi..

Presidenti i Napolit s’e përjashton kthimin e Higuainit.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e kthimit të sulmuesit argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuainit në skuadrën e tij.

Gonzalo Higuain u duk se i dha fund përgjithmonë karrierës së tij me Napolti kur u transferua në Juventusit në vitin 2016, mirëpo Aurelio De Laurentiis ia ka lanë derën e “San Paolos” hapur argjentinasit, transmeton KosovaToday.

“Nuk më takon mua ta them këtë gjë dhe [trajneri, Carlo] Ancelotti s’ma ka kërkuar asnjëherë. Por, nëse do të ma kërkonte, do t’i thosha “Pse jo?””, ka thënë De Laurentiis në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport.

Presidenti i klubit italian pastaj vazhdoi duke i diskutuar të ardhmet e Dries Mertens, Jose Callejonit dhe Fabian Ruizit.

“Mertens dhe Callejon janë të lidhur me Napolin. I respektoj ata, kështu që do të takohemi dhe do të flasim. Napoli është një klub që duhet të duhet shumë, si një grua e bukur”, shtoi presidenti i Napolit.

“Unë ua bëra atyre një ofertë para tetë muajve dhe unë nuk mund të shkoj përtej asaj që ua kam propozuar. Nëse ata dëshirojnë të shkojnë dhe ta jetojnë një jetë të keqe ose të shkojnë për para në Kinë, ata janë të lirë ta bëjnë këtë. Por, ata janë djem të mençur”.

Pastaj, De Laurentiis e zbuloi adhurimin e tij për mesfushorët e rinj, Sandro Tonalin dhe Gaetano Castrovillin.

“Unë e adhuroj Tonallin dhe Castrovillin. I pari është nën pronësinë e një shokut time [Massimo Cellino] dhe unë shpresoj se ai do ta shesë Tonallin për rreth 50 milionë euro. Sa për të dytin, më pëlqen shume ai”, përfundoi De Laurentiis.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top