SPORT

FFK-ja priti përfaqësuesit e klubeve, e gatshme ta rifreskojë statutin e saj

Përfaqësuesit e FFK-së kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të IPKO Superligës..

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të IPKO Superligës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përgatitjeve për fillim sa më të mbarë të stinorit pranveror, derisa janë dëgjuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e klubeve.

Me këtë rast presidenti Ademi uroi klubet për një stinor sa më të suksesshëm dhe bëri me dije se të gjitha organet e FFK-së tashmë janë të gatshme për nismën e garave të Superligës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi drejtuesit e FFK-së dëgjuan edhe kërkesat e klubeve rreth vërejtjeve të paraqitura në Kuvend.

Me këtë rast, presidenti Ademi dhe sekretari Salihu i njoftuan përfaqësuesit e klubeve se Statuti i FFK-së së bashku me pjesën e kërkesave të përfaqësuesve të klubeve për amendamentim janë dorëzuar në UEFA dhe tashmë priten sugjerimet e UEFA-s e FIFA-s në lidhje me rifreskimin e Statutit, thuhet në njoftimin e FFK-së…

Përfaqësuesit e FFK-së kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të IPKO Superligës..

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të IPKO Superligës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përgatitjeve për fillim sa më të mbarë të stinorit pranveror, derisa janë dëgjuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e klubeve.

Me këtë rast presidenti Ademi uroi klubet për një stinor sa më të suksesshëm dhe bëri me dije se të gjitha organet e FFK-së tashmë janë të gatshme për nismën e garave të Superligës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi drejtuesit e FFK-së dëgjuan edhe kërkesat e klubeve rreth vërejtjeve të paraqitura në Kuvend.

Me këtë rast, presidenti Ademi dhe sekretari Salihu i njoftuan përfaqësuesit e klubeve se Statuti i FFK-së së bashku me pjesën e kërkesave të përfaqësuesve të klubeve për amendamentim janë dorëzuar në UEFA dhe tashmë priten sugjerimet e UEFA-s e FIFA-s në lidhje me rifreskimin e Statutit, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pas arritjes së sugjerimeve nga Komisioni miks i UEFA-s e FIFA-s, ekspertët e FFK-së do të bëjnë amendamentimin e Statutit, si dhe do të bëhet edhe përgatitja e raporteve financiare dhe raporteve tjera dhe në kohën më të shpejtë të mundshme do të caktohet data e Kuvendit të Punës, ku delegatët do të votojnë për ndryshimet statutare.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top