SPORT

Italia kualifikohet në EURO 2020, Spanja barazon

Ndeshje interesante janë zhvilluar sonte.

Përderisa Kombëtarja e Italisë arriti ta sigurojë një vend në Kampionatin Evropian 2020 me fitoren 2:0 kundër Greqisë, Spanja u ndal me barazim 1:1 nga Norvegjia me një gol dramatik në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Norvegjia 1:1 Spanja

Përkundër që Norvegjia ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, Spanja u kthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47-të të ndeshjes përmes Saul Niguezit, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në minutën e 90+3-të të ndeshjes, Norvegjia e barazoi rezultatin në këtë ndeshje, përmes Joshua King, i cili shënoi nga pika e penalltisë

Përkundër që s’arriti fitore në këtë ndeshje, Spanja mbetet lidere me 19 pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para, ndjekur nga pas nga Suedia me 14 pikë. Në anën tjetër, Norvegjia është e katërta me 10 pikë.

Italia 2:0 Greqia

Fat të ngjashëm me Spanjën sonte pati Italia, e cila e vazhdoi ecurinë prej tetë fitoreve radhazi dh..

Ndeshje interesante janë zhvilluar sonte.

Përderisa Kombëtarja e Italisë arriti ta sigurojë një vend në Kampionatin Evropian 2020 me fitoren 2:0 kundër Greqisë, Spanja u ndal me barazim 1:1 nga Norvegjia me një gol dramatik në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Norvegjia 1:1 Spanja

Përkundër që Norvegjia ishte skuadra më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, Spanja u kthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 47-të të ndeshjes përmes Saul Niguezit, raporton KosovaToday.

Megjithatë, në minutën e 90+3-të të ndeshjes, Norvegjia e barazoi rezultatin në këtë ndeshje, përmes Joshua King, i cili shënoi nga pika e penalltisë

Përkundër që s’arriti fitore në këtë ndeshje, Spanja mbetet lidere me 19 pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para, ndjekur nga pas nga Suedia me 14 pikë. Në anën tjetër, Norvegjia është e katërta me 10 pikë.

Italia 2:0 Greqia

Fat të ngjashëm me Spanjën sonte pati Italia, e cila e vazhdoi ecurinë prej tetë fitoreve radhazi dhe e vazhdoi rekordin e përsosur si lidere në Grupin J me fitoren 2:0 kundër Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Italianët e dominuan plotësisht ndeshjen, duke pasur 71 për qind të posedimit të topit, ndërsa i shënuar 19 goditje prej portës, prej të cilave katër ishin brenda kuadratit të portës. Greqia e pati vetëm një goditje brenda kuadratit të portës, por atë e priti portieri Gianluigi Donnarumma.

Dy golat për Kombëtaren italiane u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes – fillimisht Jorginho u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes, ndërsa Federico Bernardeschi shënoi nga largësia në minutën e 78-të.

Italia është lidere e Grupit J, me 21 pikë të fituara nga shtatë ndeshjet e para, ndërsa pas vetes e ka Finlandën, me 12 pikë të fituara. Italia tashmë e ka siguruar një vend në kualifikimet për EURO 2020

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top